Liverpooli e do yllin e Romës

  • 09 January 2018 - 15:23
Liverpooli e do yllin e Romës

Liverpooli është duke e konsideruar mundësinë ta transferojë mesfushorin e Romës, Kevin Strootman, raporton Premium Sport.

“Të kuqtë” kanë nevojë për përforcime në mesfushë pas largimit të Philippe Coutinhos drejt Barcelonës, e po ashtu duke qenë se Emre Can ka shumë mundësi ta transferohet në Juventus.

Për këtë, Jurgen Klopp e sheh yllin e Romës si përforcim të mençur.

Edhe vetë Strootman, 27-vjeçar, është i interesuar të transferohet në Premierligë dhe thuhet se shumë klube janë të interesuara për të.

(Kosova Sot)