Ylli i PSG-së u thotë bashkëlojtarëve se po largohet nga ekipi
Duket se Javier Pastore do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar dimëror.
Përkundër mohimeve nga vetë Pastore dhe agjenti i tij, Le Parisien raporton se 28-vjeçari u ka thënë bashkëlojtarëve se dëshiron të largohet nga PSG-ja.
Pastore i rikthye në stërvitje me pesë ditë vonesë pas festave, lajm ky që u bë i parëndësishëm nga disa media pas edhe Edinson Cavani iu ka bashkuar skuadrës me vonesë.
Por, një burim i afërt me gazetën parisiene ka thënë se Pastore e ka arsyetuar vonesën para bashkëlojtarëve duke zbuluar se ka të bëjë me dëshirën e tij për të luajtur në një skuadër tjetër.
Ai është lidhur me një kalim te Interin. Gjatë një interviste në dhjetor, ai tregoi se agjenti i tij ka folur me Interin, klub të cilin tha se e pëlqen.
(Kosova Sot)