Mahrez zëvendësues i Sanchezit në Arsenal

  • 09 January 2018 - 16:12
Mahrez zëvendësues i Sanchezit në Arsenal

Arsenali është në kërkim të një zëvendësuesi të Alexis Sanchezit dhe është i interesuar ta joshë Riyad Mahrezin në “Emirates Stadium” gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Le Buteur.

Kiliani është duke këmbëngulur t’i bashkohet Manchester Cityt dhe të dy klubet janë momentalisht duke biseduar rreth transferimit të tij.

Ndërkohë, Wenger e ka identifikuar Mahrezin, i cili është lidhur edhe me Liverpoolin, si zëvendësuesin ideal të Sanchezit.

Leicester City e kërkon një shumë prej 55 milionë euro për të.

(Kosova Sot)