Juventus rrit çmimin e Dybalas

  • 09 January 2018 - 16:39
Juventus rrit çmimin e Dybalas

Skuadra italiane, Juventus do të pranojë shitjen e Paulo Dybalas, por me çmim më të lartë se sa ishte paralajmëruar më parë

Shitja e Philippe Coutinhos për 160 milionë në Barcelonë ka rritur çmimin në përgjithësi të futbollistëve dhe tashëm skuadrat duan më shumë për lojtarët e tyre.

Kështu ka bërë edhe Juvetus, duke rritur çmimin e yllit të skuadrës, Paulo Dybala. 

Nëse disa muaj më parë kampioni i Italisë kërkonte 150 milionë euro për argjentinasin, tashmë ata duan 175 milionë euro.

Dy skuadrat e vetme të interesuara për Dybalan janë Manchester United dhe Real Madrid, pasi PSG është tërhequr nga gara.

(Kosova Sot)