Wenger nuk e di nëse Xhaka dhe Mustafi do të luajnë ndaj Chelseat

  • 09 January 2018 - 16:59
Wenger nuk e di nëse Xhaka dhe Mustafi do të luajnë ndaj Chelseat

Arsene Wenger ka folur për gjendjen e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit para ndeshjes me Chelsean në carabao Cup.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e di nëse dy futbollistët e tij, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do të luajnë nesër ndaj Chelseat.

Ai tha se të dy kanë sot teste mjekësore dhe mbetet të shihet gjendja e tyre.

“Xhaka? Ai ka teste sot. Do të shohim si do t’i kalojë”, tha fillimisht Wenger.

“Mustafi? Mustafi po ashtu do të ketë teste sot. Nuke di saktësisht sa të gatshëm janë. Do të dijë më shumë pas stërvitjeve”, u shpreh në fund francezi.

Të dy këta futbollistë munguan në ndeshjen e fundit në FA Cup kundër Nottingham Forest, ku skuadra e tyre u mposht 4:2 për t’u eliminuar nga kjo garë. 

(Kosova Sot)