Zyrtare: Chelsea ia vazhdon kontratën yllit të skuadrës

  • 09 January 2018 - 20:26
Zyrtare: Chelsea ia vazhdon kontratën yllit të skuadrës

Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin danez, Andreas Christensen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022

Andreas Christensen sot ka nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me skuadrën e Chelseat, e cila do ta mbaj në Londër deri në verën e vitit 2022.

Danezi këtë sezon u kthye nga huazimi në Monchengladbach, duke qenë shumë i rëndësishëm në skuadrën e Antonio Contes.

“Ndjehem shumë i lumtur me nënshkrimin e kontratës dhe jam i lumtur që e ardhmja ime është e lidhur me Chelsean. Kam luajtur shumë ndeshje dhe jam duke e shijuar kohën time këtu dhe gjithçka po shkon shumë mirë”, tha Christensen.

Image

(Kosova Sot)