​Monaco cakton çmimin e Lemar

  • 09 January 2018 - 20:35
​Monaco cakton çmimin e Lemar

Monaco është e gatshme ta shes anësorin francez, Thomas Lemar nëse merr ofertën e duhur

Skuadrat e mëdha angleze janë duke u interesuar për anësorin fantastik të Monacos, Thomas Lemar.

Verën e kaluar francezët refuzuan ta shisnin, por ata tashmë kanë ndërruar mendje, duke vendosur edhe çmimin e lojtarit.

Sipas Daily Mirror, Monaco do të shes Lemarin nëse merr një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Për të skuadrat më të interesuar janë Liverpool që dëshiron ta zëvendësoi Coutinhon dhe Arsenal që dëshiron ta zëvendësoi Alexis Sanchez.

(Kosova Sot)