Milan refuzon 34 milionë euro të skuadrës së ligës së dytë angleze për Andre Silva

  • 09 January 2018 - 21:16
Milan refuzon 34 milionë euro të skuadrës së ligës së dytë angleze për Andre Silva

Drejtuesit e Milanit kanë refuzuar një ofertë të majme për sulmuesin portugez, Andre Silva

Milan ka refuzuar një ofertë prej 34 milionë eurosh të skuadrës së Championshim, Volverhamton për sulmuesin Andre Silva.

Portugezi po kalon momente të vështira që prej transferimit verën e kaluar nga Porto për 38 milionë euro, duke qenë vazhdimisht në bankën rezervë.

Ai ka luajtur në 12 ndeshje në Serie A, por ka dështuar të shënoi një gol të vetëm

Për lojtarin është duke u interesuar edhe skuadra e Premierligës, Everton, që ka gati një ofertë prej 40 milionë eurove.

(Kosova Sot)