Conte e konfirmon se Chelsea tentoi ta transferonte blerjen rekord të Liverpoolit

  • 10 January 2018 - 10:55
Conte e konfirmon se Chelsea tentoi ta transferonte blerjen rekord të Liverpoolit

Virgil van Dijk ishte objektiv i Chelseat gjatë janarit, para se ai të kalonte në Liverpool për një shumë rekord, e ka konfirmuar Antonio Conte.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka dashur ta transferonte Virgil van Dijkun para se përfaqësuesi holandez të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në botë duke nënshkruar me Liverpoolin për 85 milionë euro me hapjen e afatit kalimtar dimëror.

“Ky është futbolli, kjo është jeta. Natyrisht se ai ishte objektivi ynë, por siç e dimë ky është futbolli”, ka thënë Conte i pyetur për Van Dijk.

(Kosova Sot)