Arsenali mendon ta zëvendësojë Sanchezin me Pavonin e Bocas

  • 10 January 2018 - 11:47
Arsenali mendon ta zëvendësojë Sanchezin me Pavonin e Bocas

Vazhdojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Manchester Cityt për Alexis Sanchez.

Sipas mediave angleze, Citizens kanë ofruar 20 milionë stërlina për kartonin e sulmuesit kilian, kontrata e të cilit me Topçinjtë përfundon në qershor, ndërsa futbollistit një pagë 250 mijë stërlina në javë.

Palët janë afër marrëveshjes, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ndërkohë Arsenali po mendon njëkohësisht edhe për zëvendësuesin e Sanchez.

Nga argjentinas raportojnë se Wenger është gati të paguajë 31 milionë euro, që është klauzola e largimit të 21-vjeçarit, Cristian Pavon nga Boca Juniors.

Agjenti i lojtarit, Fernando Hidalgo, ka zbuluar se ai tashmë është kontaktuar nga klubi anglez.

Aktualisht Arsenali renditet në vendin e gjashtë në PL me 39 pikë.

(Kosova Sot)