Ky është kushti që Zidane duhet ta plotësojë në mënyrë që Perezi t’ia blejë Hazardin

  • 10 January 2018 - 12:13
Ky është kushti që Zidane duhet ta plotësojë në mënyrë që Perezi t’ia blejë Hazardin

Eden Hazard është lojtari më i kërkuar nga Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm në Real Madrid, megjithatë blerja e tij është goxha e kushtëzuar.

Presidenti i klubi, Florentino Perez, nuk është se e pëlqen edhe aq shumë sulmuesin belg.

Por, siç raporton Mi Oltra Liga, presidenti i “Të bardhëve” i ka premtuar Zinedine Zidanit se do ta transferojë Hazardin nëse ia del që të paktën të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Eliminimi i hershem nga Liga e Kampionëve do ta vinte në rrezik vetë të ardhmen e Zinedine Zidane dhe mundësia për ta transferuar Hazardin do të hidhej poshtë përfundimisht.

(Kosova Sot)