Xavi godet Realin për “kulturën e futbollit”, kritikon talentët e Realit dhe kërkon që Messi të mos krahasohet me CR7

  • 10 January 2018 - 12:37
Xavi godet Realin për “kulturën e futbollit”, kritikon talentët e Realit dhe kërkon që Messi të mos krahasohet me CR7

Ish-mjeshtri i mesfushës së Barcelonës, Xavi, ka kritikuar stilin e lojës të Real Madridit.

Reali ka arritur të fitojë të gjitha trofet sezonin e kaluar, por ekipi i Zidanes ka vuajtur këtë sezon.

Xavi beson se Realit i mungon kultura e futbollit të bukur në Bernabeu, duke reflektuar kohën e Mourinhos nga viti 2010 deri në vitin 2013.

“Barcelona është provimi i fundit për një lojtar”.

“Është klubi më i vështirë dhe më kërkues në botë. Reali nuk luan q bukur. Në Bernabeu, nëse një mbrojtës e gjuan topin në tribuna është mirë. Kjo është kultura. Tifozët të duartrokasin”.

“Në Camp Nou ju e godisni topin në tribuna dhe brohoritjet janë aq të zhurmshme sa që të krijohet ndjenjë negative. Kjo ndodh që nga koha e Cruyffit”.

“Reali i Mourinhos luante me topa të gjatë në kundërsulme. Mourinho u ka thënë lojtarëve kurrë të mos e ndalin topin, të luajnë shpejt dhe Di Maria, Cristiano ose Benzema do të dilnin në kundërsulm. Tash e bëjnë me Balen. Ata nuk duan të luajnë futboll”,

“Reali shkon i shpërndarë në sulm, shtatë lojatrë sulmojnë dhe Casemiro qëndron prapa që të mbulojë mesfushën. Busquets nuk e bën këtë. Casemiro është shumë i shpejt, por ai ka telashe me diçka tjetër që nuk shkon në sulm dhe ai nuk ka punuar në këtë aspekt”, potencoi Xavi.

Ai më pas kritikoi edhe talentët e rnij të Realit, si Isco dhe Asensio.

“Këta talentë duhet të kuptojnë atë që më ka thënë edhe mua Aragones te Spanja. A dëshirojnë të luajnë futboll të bukur apo futboll të mirë? Unë nuk dua të përmend emra, por në La Liga shumë lojtarë kanë impresionuar dhe më pas janë zhdukur pa shenjë. Ata bëjnë truqe dhe finte, por për çka? Messi nuk bën as truqe, as finte, kurrë. Messi është vrastar. Messi është futbolli i mirë dhe është aq futboll i mirë sa që bëhet i bukur”, shtoi maestro.

Më pas ai foli edhe për krahasimin mes Messit e Ronaldos, që për të në asnjë mënyrë nuk qëndron.

“Taktikisht ai (Messi) kupton gjithçka. Është vërtet mëkat që ai po krahasohet me dikë tjetër. Messi është në dijeni të të gjithave – hapësirës, kohës, ku janë bashklojtarët e tij dhe kundërshtarët”.

“Ronaldo nuk mund të lluaj në qendër të sulmit. Nuk i përshtatet atij”, përfundoi ai.

(Kosova Sot)