Coutinho: Te Interi provojë e mirë, por e vështirë (Video)

  • 10 January 2018 - 13:52
Coutinho: Te Interi provojë e mirë, por e vështirë (Video)

Lojtari më i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka thënë se aventura e tij te Interi ishte shumë e vështirë.

Braziliani ishte vetëm 16-vjeçar kur nënshkroi me Interin dhe bëri vetëm 46 paraqitje për zikaltrit.

Më pas kaloi te Liverpooli kur luajti për pesë vite dhe në fund u transferua te klubi katalunas për 160 milionë euro.

“E kuptova që bëra profesional kur nënshkruaja me një klub evropian në moshën 16 vjeçare, Interin, por isha shumë i ri”, ka thënë Coutinho për Barca TV.

“Ishte e vështirë për një djalosh të ri si unë, që erdhi nga një kulturë e re. Shkova në Itali me prindërit dhe të dashurën, e cila tani është gruaja ime”.

“Skuadra kishte shumë kampionë dhe ishte një eksperiencë e mirë, por e vështirë. Nëse do shkoja vet, do vdisja. Kisha nevojë për përkrahjen e familjes dhe ata ishin në anën time”, ka shtuar Cou.

Klauzola e mesfushorit te Barcelona është 140 milionë euro. 

(Kosova Sot)