Sulmuesi i Liverpoolit i kërkon Interit ta huazojë

  • 10 January 2018 - 14:22
Sulmuesi i Liverpoolit i kërkon Interit ta huazojë

Daniel Sturridge ia ka ofruar shërbimet e veta Interit, duke i kërkuar të huazohet te gjiganti italian për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak se nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp.

Tuttosport raporton se 28-vjeçari druhet se nuk do të ftohet nga Kombëtarja e Anglisë për Kupën e Botës gjatë verës, prandaj po kërkon skuadër ku mund të luajë rregullisht në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ai i ka shënuar tri gola dhe dhuruar tri asiste në 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por i janë ofruar vetëm 514 minuta lojë nga Klopp.

Ndërkohë, Interit i mungon një alternativë e Mauro Icardit, me Sturridge që mund të luajë në krahun e djathtë apo majtë në sistemin 4-2-3-1 të Spalletit.

Tuttosport raporton se Sturridge ia ka ofruar shërbimet e veta Interit në bazë të një marrëveshjeje për huazim gjashtëmujor.

(Kosova Sot)