Abidal për kancerin: Messi më tha të mos i dërgoja më video skuadrës, sepse i lëndoja

  • 10 January 2018 - 15:21
Abidal për kancerin: Messi më tha të mos i dërgoja më video skuadrës, sepse i lëndoja

Pas diagnostikimit me kancer të mëlçisë në vitin 2011, Eric Abidal kishte tentuar ta mbante një atmosferë lumturie në mesin e bashkëlojtarëve të Barcelonës, por tani ka zbuluar se sa të vështira ishin bërë gjërat për të gjithë të përfshirit në këtë.

Francezi është rrëfyer se zbulimi i sëmundjes dhe largimi nga fusha e lojës ishte dhimbja më e skajshme që e kishte ndier ndonjëherë.

Disa prej bashkëlojtarëve madje i kishin kërkuar atij të mos iu dërgojë më video inkurajuese, sepse po iu dhimbjes Abidali ta shihnin duke vuajtur.

“Është një dhimbje që do ta mbaj në mend gjithë jetën. Ishte e padurueshme, si teh thike”, ka thënë Abidal për Canal+.

“Kur më tha doktori se do të operohesha, u lumturova. Është një vuajtje që nuk do t’ia uroja askujt. Isha shumë i hollë dhe para një ndeshje, e bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve për t’i përshëndetur dhe përkrahur. E dini çka më tha Messi? Mos na dërgo gjërat të tilla më sepse po na lëndon. Unë nuk e shihja në atë mënyrë, po përpiqesha t’i inkurajoja ata, por më thonë se më shihnin si kufomë dhe se i mërziste ata”, ka shpjeguar Abidal.

(Kosova Sot)