Punë e kryer, lojtari i Arsenalit transferohet te Valencia (Foto)
Skuadra e Valencias ka siguruar futbollistin e Arsenalit, Francis Coquelin.
26-vjeçari pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i klubit spanjoll brenda disa orëve.
Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një foto me mbishkrim: Ne tashmë e kemi një të ri gati!
Kjo ka lënë të kuptohet se Coquelin do të jetë transferimi më i ri i Valencias.
Francezi ka zhvilluar afro 110 paraqitje me “Topçinjtë”, por me ardhjen e Xhakës dhe rikthimin e Wilshere – Coquelin e ka humbur vendin startues.
(Kosova Sot)