FIFA: VAR do të përdoret në Kupën e Botës

  • 10 January 2018 - 16:27
FIFA: VAR do të përdoret në Kupën e Botës

FIFA ka vendosur së Video Asistent Referee, i njohur si VAR do të përdoret në Kupën e Botës Rusia 2018

VAR do të përdoret në Kupën e Botës, që do të zhvillohet nga 14 deri më 15 qershor të këtij viti në Rusi.

Trupa e kësaj organizate do ta diskutojë këtë me 22 janar në Zyrih dhe pozicioni i presidentit Gianni Infantino dhe FIFA-s është i qartë: “ne duam ta përdorim VAR-in”.

Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës për Klube.

“Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, tha Drejtori i IFAB, David Ellery.

VAR tashmë është duke u përdorur në Bundesliga, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë.

(Kosova Sot)