Më i mirë Neuer apo Ter Stegen, ja si përgjigjet Xavi

  • 10 January 2018 - 16:55
Më i mirë Neuer apo Ter Stegen, ja si përgjigjet Xavi

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka bërë një krahasim në mes të portierit Marc-Andre ter Stegen dhe atij të Bayernit, Manuel Neuer.

Sipas tij të dy portierët gjerman janë në një nivel edhe pse Neuer është zgjedhja e parë e Low te Gjermania. 

Unë mendoj se ai është pak a shumë në të njëjtin nivel,” i tha ai Bild, kur u pyet për krahasimin e Ter Stegen me Neuer.

“Ai është aktualisht një nga portierët më të mirë në botë. Ai luan në një nivel të lartë, një njeri i mirë, shumë profesional”.

“Kur e pashë atë në ditën e tij të parë në FC Barcelona, ​​unë u habita nga aftësitë e tij me këmbët e tij. Një portier shumë i mirë. ”

Portieri i Bayern Munichut, Neuer, është duke luftuar me lëndime të ndryshme dhe nuk ka luajtur që nga shtatori me një dëmtim në këmbë. 

(Kosova Sot)