Milioneri shqiptar dëshiron të blej skuadrën e Feronikelit

  • 10 January 2018 - 19:30
Milioneri shqiptar dëshiron të blej skuadrën e Feronikelit

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Feronikeli prej disa muajsh është pa kryetar, pas largimit të Ekrem Elshanit.

Së fundmi në skuadrën nga Drenasi kanë ndodhur ndryshime, por prite të ndodhin disa të tjera edhe më të mëdha në ditët në vazhdim.

Kjo pasi milioneri Naser Ramaj po kërkon që të blejë klubin.

Ramaj është biznesmen në fushën e ndërtimit në Mal të Zi, ndërsa pasuria e tij llogaritet rreth 80 milionë euro. 

(Kosova Sot)