Reali udhëton në Gjermani, pa Ronaldon dhe Benzeman

  • 03 August 2015 - 16:56
Reali udhëton në Gjermani, pa Ronaldon dhe Benzeman

Real Madridi ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Audi Cup, së bashku me skuadrat Bayern Munich, Milan dhe Tottenham.

Ndeshja e parë e Realit, do të jetë me Tottenhamin.

Por për këtë ndeshje, Rafa Benitez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas. Të dy këta nuk kanë udhëtuar me skuadrën, për arsye të dëmtimit, shkruajnë mediat spanjolle.

Lista e të ftuarve nga Benitez:

Portierët: Keylor Navas, Casilla, Ruben Yanez.

Mbrojtësit: Varane, Pepe, Ramos, Nacho, Marcelo Carvajal, Arbeloa, Danilo.

Mesfushorët: Kroos, James, Bale, Casemiro, Modric, Cheryshev, Isco, Illarramendi, Marco Asensio, Odegaard.

Sulmuesit: Jesse Lucas Vázquez and Borja Mayoral.