Ancelotti zëvendësues i Wenger në Arsenal

  • 10 January 2018 - 22:12
Ancelotti zëvendësues i Wenger në Arsenal

Trajneri italian, Carlo Ancelotti po shihet si zëvendësuesi më i mirë i Arsene Wenger në Arsenal

Carlo Ancelotti është i papunë që prej shkarkimit nga Bayern Munich dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.

Por, ai nga vera e ardhshme ka thënë se dëshiron të fillojë një aventurë të re dhe Arsenal është një mundësi reale.

Drejtuesit e skuadrës londineze nuk janë të kënaqur me Arsene Wenger pas rezultateve jo të mira edhe këtë sezon, dhe po mendojnë emërimin e Ancelottit, shkruan Evening Standard.

Përveç italianit, në listën e Arsenalit është edhe ndihmës trajneri i Pep Guardiolas dhe ish-futbollisti i skuadrës, Mikel Arteta.

(Kosova Sot)