Zyrtare: Barcelona kompleton transferimin e Mina

  • 11 January 2018 - 11:20
Zyrtare: Barcelona kompleton transferimin e Mina

Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin e Palmeiras, Yarry Mina

Skuadra katalunase ka kompletuar transferimin e dytë gjatë janarit, pasi ka transferuar kolumbianin, Yarry Mina.

Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, e cila do ta mbaj atë në Camp Nou deri në verë të vitit 2023.

“Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yerry Mina për 11.8 milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lojtari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe është blerja e dytë pas Philippe Coutinhos.

(Kosova Sot)