Mourinho i etur t’ia rrëmbejë Sanchezin Guardiolas, United ofron Mkhitaryanin dhe 28m euro për kilianin

  • 11 January 2018 - 14:32
Mourinho i etur t’ia rrëmbejë Sanchezin Guardiolas, United ofron Mkhitaryanin dhe 28m euro për kilianin

Manchester United e ka bërë një ofertë për ta transferuar Alexis Sanchezin nga Arsenali, me Jose Mourinhon të etur për t’ia shuar shpresat Manchester Cityt për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kilian këtë muaj.

Sanchez tashmë ka rënë në ujdi për kushtet personale me skuadrën e Pep Guardiolas, që përshijnë një pagë javore prej 280 mijë euro – me Cityn që tashmë e ka bërë një ofertë në vlerë mbi 22 milionë euro për 29-vjeçarin në fillim të kësaj jave, shkruan The Guardian.

Arsenali ende nuk i është përgjigjur ofertës së Cityt, por tani raportohet se United është futur në garë me një ofertë që besohet të jetë rreth 28 milionë euro.

Në bazë të ofertës, Sanchez do të fitonte më shumë se që i është ofruar nga City, me Mourinhon që besohet se është i bindur se do ta fitojë garën përkundër faktit se Sanchez ka luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolas në Barcelonë.

Për më tepër, Arsenalit i është ofruar edhe mundësia për ta marrë Henrikh Mkhitaryanin.

Arsene Wenger është i gatshëm ta blejë Malcomin nga Bordeaux si zëvendësues direkt të Sanchezit. 

(Kosova Sot)