Xhemaili drejt rikthimit te Bologna - Sport - Kosova Sot
Xhemaili drejt rikthimit te Bologna

Xhemaili drejt rikthimit te Bologna

Blerim Xhemaili është afër rikthimit në Serie A te Bologna.

Mesfushori shqiptar kaloi një sezon te Montreal Ipackt në MLS.

Mesfushori i përfaqësueses zvicërane ju bashkua klubit kanadez, e përkundër faktit se është dashur të qëndrojë deri në maj.

“Blerimi ka kërkuar të kthehet në Itali te Bologna, për arsye sportive dhe personale”.

“Prej këtu, ne do të tentojmë të gjejmë një zgjidhje. Kur një lojtar më thotë se nuk dëshiron të jetë diku, është e vështirë, kështu që po shikojmë përpara”.

“Ju mund të nxirrni përfundimin se ai nuk do të kthehet”, u shpreh trajneri Remi Garde.

Të dyja ekipet janë në pronësi të Joey Saputo dhe Sky Italia raporton se Dzemaili do të hyjë në testet mjekësore me Bolognan të premtën, para nënshkrimit të një kontrate të vlefshme dy vjet e gjysmë. /

(Kosova Sot)

14 orë e 39 minuta më parë
26/05/18