Zyrtare: Mesfushori i Arsenalit i bashkohet gjigantit spanjoll

  • 11 January 2018 - 16:44
Zyrtare: Mesfushori i Arsenalit i bashkohet gjigantit spanjoll

Valencia edhe zyrtarisht ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Arsenalin për Francis Coquelin.

Francis Coquelin ka nënshkruar kontratë me Valencian me kohëzgjatje deri në qershor të vitit 2022.

Po ashtu, francezi do ta ketë një klauzolë lirimi prej 80 milionë euro në kontratën e tij me klubin spanjoll.

Ai do të prezantohet para mediave si lojtar i Valencias sot më vonë.

(Kosova Sot)