Ende nuk ka debutuar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro (FOTO)

  • 11 January 2018 - 19:58
Ende nuk ka debutuar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro (FOTO)

Është vetëm 20 vjeçar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro. Ai fiton rreth 30 mijë euro në javë nga kontrata me Manchester City.

Tosin Adarabioyo është një futbollist që vështirë se e njeh njeri, pasi nuk ka debutuar ende në Premierligë me Manchester Cityn.

Por, kjo nuk e ka penguar që në moshën 20-vjeçare të jetë në gjendje që të blejë një mansion (shtëpi luksoze) prej 2.8 milionë eurosh. Adarabioyo fiton rreth 30 mijë euro në javë nga kontrata e tij me klubin anglez dhe i ka investuar në një shtëpi me 6 dhoma dhe 5 banjo, në një nga lagjet më të preferuara të futbollistëve.

Mansioni ka tre kate, një sallë kinemaje, palestër dhe pamje spektakolare nga fusha e golfit. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)