Manchester Unitedit është vonuar për Alexis Sanchezin

  • 12 January 2018 - 08:54
Manchester Unitedit është vonuar për Alexis Sanchezin

Manchester United ka bërë përpjekje tepër të vonuar për ta mposhtur Manchester Cityn në garë për t’i siguruar shërbimet e Alexis Sanchezit nga Arsenali, sipas Daily Express.

Raportohet se “Djajtë e kuq” i bënë Arsenalit ofertë në vlerë 28 milionë euro për sulmuesin kilian për të parë nëse ai do t’ia kthente shpinën Manchester Cityt, skuadër që ofroi 22 milionë euro për të.

Megjithatë, City mbetet favorit për ta blerë përfaqësuesin kilian pasi ai ka vendosur të transferohet në “Etihad” për shkak të përvojës me Pep Guardiolan në Barcelonë.

(Kosova Sot)