Liverpooli e lejon një tjetër yll të largohet, ia cakton çmimin - Sport - Kosova Sot
Liverpooli e lejon një tjetër yll të largohet, ia cakton çmimin

Liverpooli e lejon një tjetër yll të largohet, ia cakton çmimin

Liverpooli është i gatshëm ta shesë Daniel Sturridge gjatë këtij muaji, sipas Liverpool Echo.

Raportohet se 28-vjeçari e ka informuar Liverpoolin se dëshiron të largohet në përpjekje për të luajtur futboll rregullisht te ndonjë skuadër tjetër.

Kjo pasi sulmuesi dëshiron t’ia rrisë vetes shanset për t’u ftuar nga Anglia për Kupë të Botës verën që vjen.

Megjithatë, “Të kuqtë” i dëshirojnë plot 33 milionë euro për të dhe Echo raporton se siç qëndrojnë, Sturridge nuk është në dispozicion për huazim.

(Kosova Sot)

17 orë e 4 minuta më parë
22/08/18