Cristiano Ronaldo zemërohet me bashkëlojtarët e rinj

  • 12 January 2018 - 10:09
Cristiano Ronaldo zemërohet me bashkëlojtarët e rinj

Cristiano Ronaldo është tërbuar nga blerjet e reja të Real Madridit, sipas Don Balon.

Ylli portugez thuhet te jetë tejet i zhgënjyer nga aktiviteti i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, në tregun e transferimeve, pasi i vlerëson si jo të duhura blerjet e bëra për t’i zëvendësuar të larguarit, James Rodriguez, Alvaro Morata dhe Pepe.

Performanca e dobëta të Real Madridit e kanë zbuluar versionin më të keq të Ronaldos që më nuk gjen strehë në suksesin e skuadrës.

Ronaldo i ka akuzuar bashkëlojtarët e rinj se nuk e kanë nivelin e kërkuar për të luajtur në Real Madrid.

(Kosova Sot)