Hidhet shorti për Sigal Prishtinën në garën e klubeve të FIBA Evropës

  • 03 August 2015 - 19:03
Hidhet shorti për Sigal Prishtinën në garën e klubeve të FIBA Evropës

FIBA sot edhe zyrtarisht e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në lidhje me më të rejat në lidhje me garën e klubeve të FIBA Evropës.

Në këtë ligë do të marrin pjesë 56 ekipe në edicionin 2015/16.

56 skuadrat do të ndahen në 2 Konferenca që janë bazuar në afërsinë gjeografike, por edhe në numrin e klubeve të regjistruara nga një shtet.

Shorti është përgatitur në bazë të pjesëmarrjes së skuadrave dhe rezultateve në garat evropiane në nivel të nivel të klubeve në disa vitet e fundit si dhe në bazë të renditjes së ekipeve në garat vendore në edicionin e fundit.

Skuadra e vetme kosovare që do të bëjë gara në këtë ligë, Sigal Prishtina është pjesë e Konferencës 2.

Ndeshjet e kësaj lige do të luhen të martën ose të mërkurën. Datat e sakta të ndeshjeve të edicionit të rregullt do të bëhen të ditura ditën e martë (04.08.2015), kur edhe do të hidhet shorti në Munih të Gjermanisë.

Sistemi i garave do të jetë kështu: 56 klubet do të ndahen në short në 14 grupe nga 4 ekipe.

Secili klub do të luaj me klubin e grupit të tij në ndeshjet brenda dhe jashtë (6 ndeshje për secilën skuadër).

Kjo është sa i përket edicionit të rregullt, pasi në fazën tjetër do të kualifikohen 32 klube të cilat do të ndahen në 8 grupe nga 4 skuadra. Secili ekip do të luaj me ekipet e grupit të tij në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit (6 ndeshje për secilën skuadër).

Ndërkaq në “play-off” do të marrin pjesë 16 klube nga 32, kurse fituesit e 16 klubeve do të kualifikohen për në çerekfinale.

Në Final Four do të kualifikohen fituesit e çerekfinaleve dhe fituesit e tyre për ne finale, ndërsa humbësit për vend të tretë. Final Four-i do të luhet të premten dhe të dielën.

Garat në këtë ligë do të fillojnë më 28 tetor 2015 dhe do të përfundojnë më 1 maj 2016.

Konferenca 2 ku do të garojë Sigal Prishtina përbëhet nga këto skuadra: Në Konferencën 2 do të garojnë: Tsmoki Minsk (Bjellorusi), Tartu Rock (Estoni), BC Kalev/Cramo (Estoni), PGE Turow Zgorzelec (Poloni), Energia Targu Jiu (Rumani), Turk Telekom Ankara (Turqi), Royal Hali Gaziantep (Turqi), Kataja (Finlandë), KTP - Basket (Finlandë), BC Astana (Kazakistan), BK Ventspils (Letoni), BC Siauliai (Lituani), BC Enisey (Rusi ?), BC Khimik Yuzhne (Ukrainë), PBC Lukoil Academic (Bullgari), BC Rilski Sportist (Bullgari), AEK Larnaca (Qipro), Etha Engomi (Qipro),Rosa Radom (Poloni), SALASK Wroclaw (Poloni), BC Timisoara (Rumani), Maccabi Rishon Le Zion (Izrael), Utenos Juventus (Lituani), Pieno Zvaigzdes (Lituani), Kumanova 2009 (Maqedoni), MBK Rieker Komarno (Sllovaki), BK Inter Bratislava (Sllovaki).