Benitez: Benzema nuk largohet

  • 03 August 2015 - 19:09
Benitez: Benzema nuk largohet

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafa Benitez ka deklaruar se Karim Benzema nuk do të largohet

Për sulmuesin francez ka shprehur interesim qe një kohë të gjatë skuadra e Arsenalit, por tani ky transferim duket pothuajse i pamundshëm.

”Mendoj se Benzema do të qëndroj te Reali. Unë jam i lumtur me atë dhe nuk kam arsyeje të mendoj se ai do të largohet”, tha Benitez.

Benzema nuk do të paraqitet në Audi Cup shkaku i problemeve me kofshën.