Candreva gëzon Chelsean e Man Unitedin: “Më pëlqen Premierliga”

  • 12 January 2018 - 17:01
Candreva gëzon Chelsean e Man Unitedin: “Më pëlqen Premierliga”

Candreva thotë se do të dëshironte të luajë në Premierligë.

Anësori i Interit, Antonio Candreva, që kërkohet nga klube si Arsenali, Chelsea e Manchester Unitedi, u ka dhënë sinjale pozitive gjigantëve anglez.

Në një intervistë për magazinën “Calcio 2000”, italiani shprehu dëshirën për të luajtur një ditë në Premierligë.

“Me të vërtet më pëlqen Premierliga, është një kampionat i jashtëzakonshëm. Do të dëshiroja shumë që të luaj në Premierligë”, u shpreh italiani.

“Serie A po tregon këtë sezon se është ligë e vështirë, por gjithashtu tani ka disa ndeshje zbavitëse. Mendoj se ekipet italiane po përmirësohen dhe mund të bëjnë mirë në Evropë gjithashtu”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)