Guardiola: Unë jam trajneri, jo mediat
Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola i ka treguar lojtarëve të tij se ata duhet ta bindin atë me paraqitjen e tyre dhe jo mediat.
Trajneri spanjoll ishte kritikuar nga mediat lidhur me formacionin në Superkupën e Gjermanisë ku bavarezët u mposhtën me penalti nga Wolfsburg.
”Ne luajtëm në një ndeshje kompetitive, Gotze nuk luajti dhe ju ndoshta do pyesni edhe lidhur me Robben e Muller”
”Nuk mund ta them tani në çdo konferencë se pse një lojtari nuk luajti. Vetëm 11 mund të luajnë, lojtarët e dinë këtë por edhe mediat duhet ta mësojnë”
”Gotze është një nga të preferuarit e mi. Edicionin e kaluar ai luajti pothuajse gjitha ndeshjet në përjashtim të dy apo tri sfidave”, tha spanjolli.