Real – Villarreal, formacionet

  • 13 January 2018 - 10:05
Real – Villarreal, formacionet

Zidane nuk pritet të bëjë ndryshime kundër Villarrealit.

Zinedine Zidane pritet të hedhë në fushë formacionin e zakonshëm kundër Villarrealit, duke mos bërë asnjë ndryshim nga ai i zakonshmi.

Nga sfida e fundit, ndryshimi i vetëm pritet të jetë Dani Carvajal, i cili kthehet nga suspendimi. Vendin e të lënduarit, Sergio Ramos, do ta zë sërish Nacho.

Ndeshja mes Realit dhe Villarrealit zhvillohet sot në “Santiago Bernabeu”.

Reali gjendet në pozitën e katërt me 32 pikë, kurse Villarreal në atë të gjashtë me 28 pikë. 


 

(Kosova Sot)