Cristiano më i dobët që nga 2009

  • 13 January 2018 - 11:11
Cristiano më i dobët që nga 2009

Mesatarja e golave të Cristianos ka rënë dukshëm për herë të parë që nga transferimi në Madrid. Ai shënon gola çdo 289 minuta. Më parë shënonte një gol çdo 65 minuta.

Kriza e rezultateve të Real Madridit mund të jetë edhe për shkak të Cristiano Ronaldos; portugezi ka mesataren e golave më të keqe që kur i është bashkuar klubit spanjoll në vitin 2009. 

CR7 ka shënuar vetëm katër gola në 1156 minuta, një gol çdo 289 minuta, raporton AS, transmeton Gazeta Express. Sezonin e kaluar, portugezi e përfundoi duke realizuar një gol çdo 102 minuta.

Në sezonin 2009/2010, sulmuesi portugez shënoi 26 gola në 29 ndeshje, një gol çdo 95 minuta. 

Në dy sezone më pas, Ronaldo shënoi më shumë gola së ndeshje, duke realizuar një gol çdo 73 minuta. Ishin sezonet 2010/2011 dhe 2011/2012, kur ai shënoi 40 dhe 46 respektivisht në La Liga.

Në sezonin 2012/13 ai uli ritmin, shënoi 34 gola në 34 ndeshje, megjithëse rekordi vazhdoi më shumë gola se ndeshje, e përfundoi sezonin duke realizuar çdo 80 minuta pasi u zëvendësua në tetë ndeshje. 

Në 2013/2014 kishte numra të ngjashëm: 31 gola në 30 ndeshje, 1 gol çdo 82 minuta.

Sezoni më i mirë me fanellën e Realit ishte më 2014/2015. Shënoi (48 gola në vetëm 35 ndeshje në La Liga) me mesatare (1 gol çdo 65 minuta), diçka që nuk është arritur asnjëherë nga askush, madje as nga Cristiano. 

Dy sezonet e fundit ai përfundoi 1 gol çdo 91 minuta (35 gola në 36 ndeshje në sezonin 2015/2016) dhe një gol çdo 102 minuta në sezonin 2016/17 (25 gola në 29 ndeshje).

Nuk është për t’u kritikuar në Champions League

Ndryshe nga La Liga, Ronaldo ka tjera statistika në Champions League. Ai ka realizuar nëntë gola në gjashtë takime (1 gol çdo 60 minuta).

Sido që të jetë, numrat, rekordet janë duke u shuar këtë vit për portugezin. Ai ka shënuar vetëm 16 gola në të gjitha garat këtë edicion.

Portugezi frikësohet se tani do t’i humbasë statistikat më të mira që ka që kur iu bashkua Realit. Në La Liga dhe Champions League, Ronaldo ka më shumë gola se ndeshje, po ashtu edhe në të gjitha garat.

Ai ka shënuar 99 gola në 94 paraqitje në Champions, 289 gola në 278 paraqitje në La Liga. Në përgjithësi, me Realin Cristiano ka realizuar 422 gola në 417 paraqitje, statistika që janë për t’u vlerësuar dhe do të jetë zhgënjyese për Ronaldon nëse i shuhen.

Cristiano ka fituar 15 trofe me Real Madridin, veçohen tre të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)