Zyrtare: Barcelona e huazon Arda Turanin te kjo skuadër

  • 13 January 2018 - 12:36
Zyrtare: Barcelona e huazon Arda Turanin te kjo skuadër

Arda Turan edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona. Skuadra katalonase ka njoftuar para disa minutash se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Istanbul Basaksehir që të huazoi Ardan deri në fund të sezonit.

Kështu ylli turk e lë Barcës pas dy sezoneve e gjysmë ku ka fituar plot 6 trofe, apo të gjitha trofetë e mundshme me këtë skuadër.

Turan llogaritet si një nga blerjet e dështuara të Barcelonës pasi që erdhi me shumë buje te kjo skuadër, por asnjëherë nuk arriti të tregoi cilësitë e tij që i kishte te Atletico.

(Kosova Sot)