Mediat e huaja zbulojnë transferimin e ri të Sigal Prishtinës

  • 03 August 2015 - 22:31
Mediat e huaja zbulojnë transferimin e ri të Sigal Prishtinës

Pas Gjorgji Çekovskit, Yll Kacanikut dhe Gëzim Morinës, skuadra e Sigal Prishtinës ka vazhduar me përforcime.

Faqja e njohur e basketbollit, Sportando, ka zbuluar se basketbollisti i ri i Sigal Prishtinës është Lacedarius Dunn, megjithatë klubi bardhë e kaltër ende nuk ka bërë diçka zyrtare.

Amerikani 28-vjeçar luan në pozitën 2 dhe është i gjatë 193 centimetra. Dunn njihet me aftësitë e tij ofensive ndërsa ka një mesatare pikësh prej 20.9 pikë, 5.2 kërcime dhe 1.9 asistime, shkruan borozani.

Ai së fundmi ka luajtur në Ligën e dytë të Turqisë me Sakarya Isik Koleji. Më herët ka luajtur për skuadrën Bnei Herzilya nga Izraeli dhe Benfica nga Portugalia.