​Lojtari nga Kosova më i shtrenjti në Superligën e Shqipërisë

  • 15 January 2018 - 20:00
​Lojtari nga Kosova më i shtrenjti në Superligën e Shqipërisë

Lojtari nga Kosova, Enis Gavazaj është lojtari më i shtrenjtë në Superligën e Shqipërisë në futboll

Faqja online që merret me llogaritjet e vlerave ekonomike të klubeve dhe lojtarëve, Transfermarkt ka bërë edhe llogaritjet e reja për vlerat futbollistëve të Superligës së Shqipërisë.

Futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj është lojtari më i shtrenjtë i Superiores me një vlerë prej 750 mijë eurosh.

Gjithashtu, edhe në vendet e tjera në krye të listës, janë lojtarët e Skënderbeut. Më poshtë vijnë Lilaj, me një vlerë prej 700 mijë eurosh, ndërsa Ali Soue 675 mijë euro. Tjetër lojtar me vlerë, është edhe Bajram Jashanica, vlera e kartonit të të cilit vlen 650 mijë euro.

Rritje kanë pësuar edhe Jurgen Bardhi 575 mijë euro, si dhe portieri Gentian Selmani me 525 mijë euro.

(Kosova Sot)