Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

  • 16 January 2018 - 10:26
Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, është huazuar te skuadra holandeze Roda JC.

Klubi gjerman, Schalke, vendosi ta huazojë kosovarin te Roda deri në fund të këtij sezoni, në mënyrë që ai të gjejë më shumë hapësirë për të luajtur.

Avdijaj nuk e ka bërë asnjë paraqitje për “Të kaltrit” nën udhëheqjen e Domenico Tedescos. Ai nga viti 2014 deri 2016 ka qenë i huazuar te Strum Graz.

Kontrata e tij me Schalken skadon pas 18 muajve.

(Kosova Sot)