Chelsea fillon bisedimet me Arsenalin për Sanchezin

  • 16 January 2018 - 12:14
Chelsea fillon bisedimet me Arsenalin për Sanchezin

Largimi i Alexis Sanchez nga Arsenali tashmë është shndërruar në një telenovelë latine.

Kiliani është pothuajse i sigurt se do të largohet nga Topçinjtë dhe për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra.

Manchester City ishte skuadra e parë që ishte interesuar , por në fund u tërheq. Këtij lajmi iu gëzua shumë Manchester Unitedi, por jo për shumë.

Sepse tani sipas Guardian, Chelsea ka filluar bisedimet me Arsenalin dhe kjo shikohet si një mundësi e mirë, pasi lojtari preferon qëndrimin në Londër.

Çmimi aktual i 29-vjeçarit është rreth 40 milionë euro, por nëse nuk largohet në janar, verës do të jetë lojtar i lirë.

Sanchez ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar tre asistime.

Vetëm Alexandre Lacazette me tetë gola ka më shumë se ish-ylli i Barcelonës këtë sezon.

(Kosova Sot)