Ausilio takohet me agjentin e Pastores (VIDEO)

  • 16 January 2018 - 12:42
Ausilio takohet me agjentin e Pastores (VIDEO)

Drejtori sportiv, Piero Ausilio, është takuar me agjentin e Javier Pastores mbrëmë (e hënë), por një marrëveshje me Paris Saint Germainin duket e vështirë.

Zikaltrit tashmë e një kohë të gjatë kanë qenë të lidhur me mesfushorin argjentinas,  por ata mund ta transferojnë atë vetëm në formë të huazimit.

Blerja e tij është e vështirë pasi klubi italian ka ende probleme me Fair Playn Financiar.

Ausilio ka takuar Marcelo Simonian në Milano dhe sipas Sky, por marrëveshja vështirë që do të arrihet, kjo pasi PSG duan vetëm huazimin me obligim blerje.

Pastore këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim në Ligue 1.

Përveç Interit, ish-ylli i Palermos kërkohet edhe nga skuadra tjera evropiane të mëdha.

Vlen të theksohet se Pastore është i pakënaqur me minutat të PSG, deri më tani ka luajtur 748 minuta në kampionat, numër që e bën atë lojtarin e 15-të për nga minutat e luajtur në kampionat te PSG-ja. 

(Kosova Sot)