Kampione bote në peshëngritje, Romela Begaj pozitive në testin e dopingut

  • 16 January 2018 - 12:44
Kampione bote në peshëngritje, Romela Begaj pozitive në testin e dopingut

Sportistja e njohur Romela Begaj i bëri krenar shqiptarët kur një muaj më parë u shpall kampione bote në peshëngritje në SHBA.
Por për herë të dytë Begaj ka dal pozitive në testin antidoping duke zhgënjyer të gjithë sportdashësit shqiptarë. Rezultati i testit ende nuk është zyrtar, por sipas “Balkanweb” përgjigja ka ardhur ditën e premte në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.
Begaj duhet ti nënshtrohet edhe analizës B, i cili është testi final që konfirmon praninë ose jo të substancave të ndaluara në trupin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Begaj del pozitive në testin antidoping, pasi të njëjtin rezultat ka patur edhe në vitin  2014 në botërorin e Kazakistanit ku ajo u shpall sërish kampione bote. Në atë kohë ajo u pezullua përkohësisht nga aktivitetet sportive.

(Kosova Sot)