Real Madridi s’heq dorë nga Icardi, i gatshëm ta paguajë klauzolën e tij

  • 16 January 2018 - 13:32
Real Madridi s’heq dorë nga Icardi, i gatshëm ta paguajë klauzolën e tij

Nuk është fshehtësi se Real Madridi do të kërkojë një sulmuesi që i ndihmon sulmit të shënojë gola sezonin e ardhshëm.

Mauro Icardi mbetet njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në Itali, prandaj Interi është duke punuar për t’ia ripërtërirë kontratën atij.

Megjithatë, bisedimet me argjentinasin kanë ngecur pas shfaqjes së interesimit për të nga ana e gjigantit spanjoll.

Correirre dello Sport raporton se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do ta shfrytëzojë ngecjen e bisedimeve si mundësi për t’ia rrëmbyer Interit argjentinasin. 

Madje, sipas mediave të ndryshme Icardi është synimi kryesor i Realit për afatin kalimtar veror.

Icardi ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro në kontratën e tij me Interin, gjë që s'do të paraqiste problem për Real Madridin.

(Kosova Sot)