Chelsea nis kontaktet me West Hamin për sulmuesin anglez

  • 16 January 2018 - 15:06
Chelsea nis kontaktet me West Hamin për sulmuesin anglez

Chelsea e ka kontaktuar West Hamin për sulmuesin anglez, Andy Carroll.

Chelsea ua ka bërë me dije drejtuesve të West Hamit se dëshiron të nënshkruajë me Carrollin në bazë të një marrëveshjeje të përhershme, por kjo e fundit nuk do të pranojë ta shesë atë për ndonjë çmim më të ulët se vlera e tij, raporton Sky Sports.

Qëndrimi i klubit nga Londra lindore mund të ndryshojë nëse sulmuesi i “Të kaltërve”, Michy Batshuayi, përfshihet në marrëveshje për Carrollin, edhe pse Sevilla është duke fituar vetëbesim për blerjen e belgut.

Chelsea është ngjallur kah fundi i këtij afati kalimtar dimëror, pasi mësohet po ashtu se klubi ia ka shfaqur interesimin Arsenalit për shërbimet e Alexis Sanchezit, i cili kërkohet edhe nga Manchester United, ndërkohe që Manchester City ka hequr dorë nga ai. 

(Kosova Sot)