Joshua dhe Parker dalin përballë njëri-tjetrit

  • 16 January 2018 - 19:36
Joshua dhe Parker dalin përballë njëri-tjetrit

Joshua dhe Parker janë vënë për herë të parë përballë njëri-tjetrit, para meçit që do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars.

Boksierët e peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Joseph Parker, u takuan për herë të parë në hotelin Dorchester, para meçit që do të zhvillohet në mars.

Atmosfera ishte nxehur paraprakisht, ende pa u takuar boksierët në fjalë pasi Parker dhe ekipi i tij kishin thënë se Joshua merrte steroide, duke e quajtur madje boksierin britanik “mbret të steroideve”.

Në fund Joshua dhe Parker dolën ballë përballë para kamerave dhe gazetarëve, dhe sytë e tyre e shprehnin më së miri atë që ndjenin për njëri-tjetrin që duket se nuk u pritet 31 marsi.

Raportohet se krahas titujve IBF, WBA dhe IBO të AJ, në garë është vënë edhe titulli WBO i Parkerit. 

(Kosova Sot)