Konfirmohen lëndimet e rënda për Dybalan dhe Marchision

  • 16 January 2018 - 21:56
Konfirmohen lëndimet e rënda për Dybalan dhe Marchision

Vazhdojnë lajmet jo të mira për Juven. Dybala dhe Marchisio do të jenë jashtë fushave së paku 40 ditë.

Paulo Dybala dhe Claudio Marchisio do të mungojnë nga 30 deri në 40 ditë, ndërsa Gigi Buffon dhe Juan Cuadrado vazhdojnë të jenë të lënduar, e konfirmon Juventusi.

“Zonja e Vjetër” ka nisur tashmë stërvitjet për sezonin dimëror dhe ka lëshuar një komunikatë lidhur me lojtarët që janë të lënduar.

Juve konfirmon se Dybala dhe Marchisio, që të dy kanë probleme muskulore dhe do të mungojnë 30-40 ditë.

Buffon dhe Cuadrado janë duke përparuar, por vazhdojnë të stërviten ndaras nga të tjerët. Çka do të thotë se ata nuk do të jenë gati për ndeshjen me Genoan.

Synimi i katër futbollistëve është që të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur, që do të zhvillohet me 13 shkurt. 

(Kosova Sot)