Manchester United e shpërblen Jose Mourinhon

  • 16 January 2018 - 22:06
Manchester United e shpërblen Jose Mourinhon

Jose Mourinho është afër rinovimit të kontratës me Manchester United.

Sipas asaj që raporton “The Daily Telegraph”, Manchester United dhe Jose Mourinho janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës deri në vitin 2020, ajo aktuale skadon në vitin 2019. 

Bisedimet për zgjatjen edhe për 12 muaj raportohet se kanë filluar muajin kaluar dhe se tashmë është arritur marrëveshja.

Në fillim të këtij muaji, Mourinho kishte thënë: “Do të largohem kur klubi dëshiron që unë të largohem, por nuk e ka ndërmend të largohem para se gjithash. Qëllimi im është të qëndroj, punoj dhe ta përmirësoj këtë ekip për ta rikthyer aty ku e ka vendin”.

(Kosova Sot)