Triumfon Arton Ajvazi

  • 04 August 2015 - 08:52
Triumfon Arton Ajvazi

Gara Drag Race në automobilizëm

Interesim i madh i shikuesve në Sllatinë

Arton Ajvazi është fitues i garës më të madhe automobilistike (Drag Race), e cila gjatë dy ditëve të fundjavës u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë. Ajvazi, i cili jeton në Zvicër, me veturën e tij Nissan GTR e pati kohën prej 10 sekonda e 873 të qindtat, që njëherësh ishte edhe rekordi i shtegut. Megjithëse shtegu ishte i gjatë vetëm 402 metra, ai arriti të zhvillojë shpejtësinë prej 226.77 kilometra në orë. Pas garës, ai është shprehur i kënaqur, por jo edhe i befasuar me suksesin e arritur. “Normalisht që jam i kënaqur për pozitën e parë, duke marrë parasysh që gara ishte shumë cilësore dhe konkurrenca e madhe. Nuk jam i befasuar me këtë sukses, sepse kam qenë i vetëdijshëm për karakteristikat e veturës sime”. E, një rezultat i tillë nuk duket të jetë i befasishëm, pasi Ajvazi ka bërë të ditur se vetura e tij (përfshirë investimet ekstra që i ka bërë) ka kushtuar afro 200 mijë euro. Gara e sivjetme ka qenë më masivja që është zhvilluar ndonjëherë në Kosovë. Saktësisht 100 garues nga vende të ndryshme të Evropës treguan pasionin dhe dashurinë për automobilizmin, ndërkohë që mijëra shikues për gjatë dy ditëve nuk u zmbrapsën as nga temperaturat tropikale që mbretëruan në vendin tonë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)