Milani insiston se nuk do të ketë blerje në janar

  • 17 January 2018 - 13:24
Milani insiston se nuk do të ketë blerje në janar

Milani ka insistuar se klubi nuk do të blejë asnjë lojtar gjatë këtij afati kalimtar pasi dëshiron ta konsolidojë ekipin aktual.

Milani është lidhur me dyshen gjermane Julian Brandt dhe Kerem Demirbay, por klubi e ka bërë të qartë se asnjëri prej 11 lojtarëve që i kanë blerë në verë nuk do të flijohet.

Po ashtu, ka theksuar se nuk do të ketë blerje por vetëm konsolidim të skuadrës.

“Fushata e afatit kalimtar dimëror për Milanin përfshinë vetëm konsolidimin e të gjithë lojtarëve që kanë ardhur në Milanello gjatë verës së kaluar”, ka thënë Milan në një komunikatë.

(Kosova Sot)