Juventusi e do Kwang Song Hanin, por sulmuesi i Koresë së Veriut është plot mister

  • 17 January 2018 - 13:47
Juventusi e do Kwang Song Hanin, por sulmuesi i Koresë së Veriut është plot mister

Ai është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në Itali, ndërsa prej kalimit të tij te Cagliari, ai ka magjepsur pothuajse të gjithë me paraqitjet e tij. 

Kwang Song Han ka qenë në huazim te Perugia, por është rikthyer në klubin e tij. Së fundmi janë hapur shumë thashetheme se edhe Juventusi e ka futur në orbitën e tij.

Sulmuesi 19-vjeçar ka zhvilluar dy ndeshje me fanellën e Kombëtares së tij, por nuk është ky problemi i vetëm.

Kim Jong-un dëshiron që vendi i tij, Koreja e Veriut, të bëhet superfuqi në futboll dhe sulmuesi i Cagliarit është në qendër të këtij projekti, pasi në shtetin komunist ai është kthyer në një idhull për shumë të rinj që luajnë futboll.

Ai ka lindur në Penian, ndërsa për talentin e tij kishte rënë në sytë e Barcelonës që në moshën e vogël.

Por senatori italian Antonio Razzi, që është mik i ngushtë me diktatorin e mori në Itali.  Ai i bindi drejtuesit e Cagliarit për të nënshkruar me të.

Por çështja e tij është shumë komplekse dhe nuk është një përrall e bukur.

Këtë e konfirmon edhe mos pjesëmarrja e tij në emisionin e njohur italian ‘Domenica Sportiva’. Ai mori një telefonat që thuhet se ka qenë nga ministrat e Kim Jong-un, i cili i kërkoi të mos dal në televizionit italian.

“Një telefonatë nga një ministër, emrin e të cilit nuk dimë ende, anuloi gjithçka”, ka zbuluar muaj më parë presidenti i Perugias, Massimiliano Santopadre.

Mësohet se dalja në atë emision përveç se mund t’i kushtonte me karrierën e tij, ai mund të rikthehej në atdhe dhe do të përjetonte më të keqën, për të dhe familjen e tij..

Edhe Cagliari ka dhënë një informacion shumë të rëndësishëm për lojtarin. Klubi konfirmon se një pjesë e madhe e pagës së tij dërgohet në Korenë e Veriut, kjo pasi shteti kontrollon paratë e njerëzve të tij që punojnë jashtë vendit.

Madje një pjesë e pagës së tij shkon në financim të shtetit, që prodhon edhe raketa atomike.

Juvenusi mund të ndryshojë mendim për lojtarin, i cili e ka talentin, por edhe shumë mistere dhe pikëpyetje nga vendi që vjen.

(Kosova Sot)